Frantoio.
- Është kultivar italian, sjellë në Shqipëri që në vitin 1956. Aktualisht në strukturën e mbjelljeve në Shqiperi zë 6-8%.
- Bima, ka rritje mesatare/bujshme, degëzat prodhuese janë të holla dhe të përkulura.
- Është kultivar autofertil, me prodhimtari të qëndrueshme. Fruti është i gjatë, me madhësi mesatare dhe peshë 2-2.5 gr. Rrrezja e vajit arrin në 18%.
- Afati më i mirë i vjeljes për vendin tonë, është 10 Tetor – 10 Nëntor.
- Nuk i duron temperaturat e larta, por është tolerant ndaj temperatrave të ulta. Është i qëndrueshem ndaj syrit të palloit, por preket shumë nga miza e ullirit.
Leccino.
- Kultivar italian, i introduktuar në Shqipëri për para më shumjë se 30 vjetësh.
- Bima, ka rritje mesatare, kurorë të gjerë, degëza prodhuese ½ të larta.
- Fruti, oval, mesatar në dimensione, ka maturim te hershem dhe uniform, pesha mesatare 2.5- 3.5 gr, në vitet kur ka pak prodhim deri në 6 gr, asimetrik në formë. Rrezja e vajit në frutin e freskët arrin në 16 – 18%.
- Është tolerant ndaj të ftohtit dhe syrit të palloit, por është i ndjeshëm ndaj tymthit të ullirit.
- Distancat e rekomanduara të mbjelljes mbi nënshartese me farë janë 6 x 6 m dhe mbi nënshartesa vegjetative 6 x 5 m dhe 5 x 5 m.
Koroneiki.
- Ka origjinë nga Greqia,është i përhapur në shumë territore deri Italinë e Jugut.
- Bima ka rritje mesatare, kënd të gjerë të degëve bazë dhe kurorë të shkrifët.
- Fruti me përmasa dhe peshë të vogël, deri 2-3 gr, me asimetri të lehtë, me majë dhe pak i shtypur në bazë. Rrezja e vajit arrin në mbi 22%, dhe me vecori të mira organoleptike.
- Është vetpllenues dhe pjalmues i mirë për kultivarë të tjerë me origjinë greke.
- Ka prodhueshmëri të qendrueshme. Është i qëndrueshëm ndaj thatësirës dhe temperaturave të ulta. Është gjithashtu i qëndrueshëm ndaj syrit të palloit, por preket nga tuberkulozi.
- Distancat e rekomanduara të mbjelljes janë 6 x 5 m dhe 5 x 5 m.
Halkidiki.
- Kultivar me origjinë greke, futur në Shqipëri vetëm vitet e fundit.
- Bima është me rritje mesatare. Ka kurorë të dëndur dhe hyn mesatarisht herët në prodhim.
- Lulëzimi është mesatar, pjesërisht autofertil. Fruti është i madh, me peshë 7 – 10 gr, formë vezake/zgjatur, asimetrik, me thumb në majë.
- Është kultivarë për konservim të gjelbër. Ngjyra e frutit është e zbehtë, me shumë lenticela, me veti të dobëta në përpunim. Rrezja e vajit arrin deri në 20%.
- Është kultivar mesatarisht i qëndrueshëm, ka aftësi mesatare rrënjëzimi. Është i qëndrueshëm ndaj të ftohtit, mund të kultivohet deri 600 m lartësi.
- Është i qëndrueshëm ndaj syrit të palloit dhe preket pak nga tuberkulozi.
- Distancat e rekomanduara të mbjelljes janë (nënsharteseë fare 6 x 6 m kur mbillet mbi nënshartesa farore dhe 6 x 5 m e 5 x 5 m, kur mbillet mbi nënshartesa vegjetative.
Arbequino.
Kultivar me origjinë spanjolle, i përhapur shumë në Spanje, Portugali, Francë, SHBA, Australi, Itali, Marok, Tunizi dhe vitet e fundit edhe në Shqipëri.
- Bima ka rritje të kufizuar, degët dalin në kënd të gjerë, kurora në total është e hapur, dëndësia e kurorës mesatare dhe i ruan mirë degëzimet veshëse.
- Fruti është i vogël, sferik, i rregullt dhe simetrik në pamje. Raporti tul/ bërthamë është mesatar. Fruti në pjekje merr ngjyrë të zezë.
- Është kultivar autfertil, hyn në prodhim shumë herët, piqet herët dhe jep prodhime të qendrueshme. Rrezja e vajit është e lartë dhe vaji konsiderohet shumë cilësor.
- Është i qëndrueshëm ndaj të ftohtit dhe kripëzimit, por është i ndjeshëm ndaj mizës së ullirit, dhe tuberkulozit dhe disi më pak ndaj syrit të palloit.
- Kultivohet deri në 600 m lartësi mbi nivelin e detit, ndërsa distancat më të pranueshme të kultivimit janë 4 x 2.5 m ose deri 1000 bimë/ha.









Përgatitja dhe publikimi i kësaj faqeje elektronike është bërë i mundur me mbështetjen e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).